‘Republika e Maqedonisë Veriore’/BE përshendet arritjen e marrëveshjes me Greqinë

Pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, kanë ardhur edhe reagimet e para nga faktori ndërkombëtar dhe vendet fqinje. Në reagimet e tyre Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndërmjetësi i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, Shqipëria dhe Kosova kanë përshëndetur marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

– Mogherini përshëndet përpjekjet e dy kryeministrave

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini ka përshëndetur përpjekjet e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për vendosmërinë e tyre dhe lidershipin në arritjen e marrëveshjes historike.

“Ky sukses u takon liderëve të të dyja vendeve dhe ekipeve të tyre, por parasëgjithash qytetarëve të të dyja vendeve dhe Evropës. Procesi negociues, nën patronazhin e OKB-së dhe me ndërmjetësimin e Nimetz-it dhe mbështetjes së madhe të BE-së, është shenjë e qartë për fuqinë e diplomacisë multilaterale, dialogut, respektit dhe vullnetit për gjetjen e zgjidhjes në të cilin të gjithë janë fitues madje edhe për çështjet më të rënda. Së bashku duhet ta shfrytëzojmë rastin që gjerë është hapur për t’i bashkuar dhe konsoliduar erërat e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, thotë Mogherini.

Ajo në vazhdim shton se “Perspektiva e BE-së për Ballkanin, e konfirmuar para do kohe në samitin e Sofjes, mbetet fuqia më stabilizuese për rajonin dhe ne kemi interes dhe përgjegjësi që ta shfrytëzojmë atë mirë. Kjo ishte nxitja kyçe për këtë marrëveshje në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit fqinjësor“.

Presim tani që Këshilli t’i konfirmojë konstatimet e raportit për progres nga 17 prilli. Jo vetëm është meritore, si mirënjohje e rezultateve të rëndësishme reformuese të vendit, por në mënyrë kruciale do të kontribojë për impelemtimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dyja vendeve, rajonit dhe BE-së si tërësi. Tani do t’i shoqërojmë në hapat e radhës me të gjitha mjetet dhe në të njëtën frymë të dialogut për të ardhmën tonë të përbashkët”, thekson Mogherini.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *