Pikante nga Botërori/ Ja kush është ekipi më i ndjekur në rrjetet sociale

“Rusi 2018” do të jetë Botërori më i dixhitalizuar në historinë e Kupës së Botës dhe influenca e Cristiano Ronaldos ka bërë që Portugalia të jetë ekipi më popullor në faqet e rrjeteve sociale.

Lojtarët e grumbulluar nga Fernando Santos kanë më shumë se 360 milionë ndjekës së bashku në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Ronaldo është ai që mban shumicën e peshës me 320 milionë ndjekës, teksa rivali i tij më i afërt është Neymar me 192 milionë ndjekës dhe pas tij është Messi me 181 milionë ndjekës.

Spanja është ekipi i dytë në renditje me 33 milionë euro ndjekës në kolektiv dhe grupi ka 23 lojtarët më të njohur të turneut.

Andres Iniesta ka 73 milionë ndjekës dhe Sergio Ramos ka 62 milionë. Pas tij vijnë Pique dhe De Gea me 54 dhe 27 milionë ndjekës.

Sergio Busquets është një anomali për skuadrën spanjolle, pasi mesfushori i Barcelona-s nuk ka asnjë profil në rrjetet sociale.

Studimi ka llogaritur se 736 lojtarët e Kupës së Botës kanë një total prej 2.5 miliardë ndjekësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *