Pasuria e dyshimtë, Bashkim Dedja kalon Vettingun, kreu i Kushtetueses rikonfirmohet në detyrë

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja rikonfirmohet në detyrë. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në një seancë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure. Një javë më parë e shkuar, avokati i tij Maks Haxhia, në mungesë të Dedes u përball me KPK-në, e sipas hetimit klienti i tij kishte probleme me pasurinë.

Sipas KPK-së, Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë. Por sot, vetë KPK ka vendosur rikonfirmimin e Bashkim Dedjes në detyrë.

Seanca e KPK-së sot
Trupa gjykuese përbëhej nga Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine. Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: “Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”.

Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.

Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *