“Paratë hua nga vëllai”/Avokati i Bashkim Dedjas akuza relatores së KPK: Çedoi…!

Edhe pse kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kaloi vetingun, duke u rikonfirmuar në detyrë, avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia nuk i ka kursyer deklaratat ndaj relatores së çështjes, Xhensila Pine.

Sipas Haxhisë, nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë.

Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”- tha ai.

Sipas tij, “Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar.

Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet, si një kolateral duhet ti shkosh deri në fund”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *