Mbyllni programin! Lajmi që tronditi prezantuesen në transmetim direkt

Një aktore dhe prezantuese kuvajtiane u pushua nga puna në transmetim direkt. Amal Al Awadhi po prezantonte një program me lojëra televizive, më herët gjatë kësaj jave, kur iu komunikua se ishte e pushuar.

Shkaku? Një zyrtar i Kuvajtit telefonoi menaxherët e kanalit qeveritar dhe u kërkoi atyre që të ndërprisnin transmetimin e emisionit. Kjo pasi përdorues të shumtë po kritikonin veshjen e Al Awadhi në Twitter, duke e konsideruar sit ë papërshtatshme për Ramazan.

Në disa postime në Instagram, vetë Al Awadhi tha se kishte mbetur e shokuar kur kishte dëgjuar dikë që i kërkonte drejtuesve që të mbyllte programin, vetëm 2 minuta përpara se të përfundonte.

Lajmi për pushimin e saj nga puna u prit shumë mirë nga shikuesit, të cilët në rrjetet sociale u shprehën të kënaqur për vendimin dhe thanë se e meritonte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *