Makthi Tiranë-Durrës/ Rama justifikon kaosin

Kush ka udhëtuar këtë javë nga Tirana për në Durrës, është përballur me radhë të gjata në trafik.

Kjo për arsye, se ka nisur rikonstruksioni i rrugës Tiranë –Durrës.

Gjithçka po ndodh kur sezoni turistik ka startuar, por sipas kryeministrit Rama, kjo ndërhyrje ishte emergjente.

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi, ka justifikuar kasoin që është krijuar në këtë segment rrugor.

Sipas tij, rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa.

“Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Rrugë e re Kashar-Rrogozhinë do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen me bregdetin e Jonit.

Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi.

Po diskutojmë sistemin e terminaleve të kroçierave, nuk kemi asnjë. Në Durrës do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *