Liberalizimi i vizave me Kosovën, Veseli në Strasburg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën zyrtare në Strasburg lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në nisjen e kësaj vizite, Veseli u prit në një takim të posaçëm nga kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, me të cilin ka diskutuar për hapat që pritet të ndërmerren gjatë muajve në vijim, përsa i takon përmbylljes së këtij procesi.

Kryeparlamentari kosovar ka marrë zotimin e kreut të PE-së se ekziston gatishmëria të procedohet me vendimin e eurodeputetëve, sapo Komisioni Evropian të dalë me raportin pozitiv për vizat.

Veselit i është dashur ndërkohe ta informojë zyrtarin e lartë europian mbi reformat e nevojshme që po ndërmarrin institucionet e Kosovës në procesin e integrimit europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *