Itali/ Vrasja e 20-vjeçares, babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit

Familjarët e Anxhela Meçanit, 20 vjecares nga Fieri që humbi jetën në Itali pasi persona të panjohur e hodhën nga një makinë, kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit për lamtumirën e fundit.

Ata kanë publikuar një bisedë audio me të riun që shoqëroi 20 vjecaren gjatë largimit drejt Italisë. Ky person nga Fieri, thotë se nuk di shumë detaje, por mohon që e reja të ketë punuar si prostitutë, ndryshe nga raportimet e mediave italiane.

BabaiAjo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç’pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin. 

Rrethanat e vdekjes në Itali të 20 vjeçares Anxhela Meçani mbeten të mbuluara me mister, ndërsa familja në qytetin e Fierit kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e vrasjes dhe kthimin e trupit të pajetë për nderimet e fundit!

I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *