Itali/Aksidentohet dhe makina përfshihet nga flakët, 22-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Itali gjatë mesnatës së ditës së hënë dhe mëngjesit të së martës. Si pasojë e një aksidenti humbi jetën një vajzë e re shqiptare, ndërsa u plagos shoferi 23 vjeçar.

Shqiptarja 22 vjeçare e identifikuar si Xhoana Prenga, humbi jetën pas plagëve të marra në aksidentin e ndodhur në territorin e San Giovanni in Croce, në Cremonese. Sipas mediave italiane shqiptarja po udhëtonte në makinë me mikun e saj dhe qenin e tij, por ai humbi kontrollin e mjetit dhe makina përfundoi duke bërë disa rrotullime.

Shoferi, një banor i Rivarolo Mantovano, pavarësisht plagëve, arriti të kërkonte ndihmë. Xhoana nuk arriti të dilte jashtë makinës e cila shpërtheu në flakë.

Trupi u dërgua në morgun e spitalit të Oglio Po. Edhe qeni i tij i vogël, i cili ishte në makinë, nuk mbijetoi. Makina e djegur u vu në dispozicion të prokurorit publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *