Hervin Çuli “shpërthen” në akuza dhe fyerje ndaj Mirush Kabashit: Mashtrues ordiner, grabite 100 mln lekë te Teatri

Pas deklaratave të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi dje në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen reagimi nga drejtori i këtij institucioni, Hervin Çuli. Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ i është kundërpërgjigjur shumë ashpër aktorit. Çuli thekson se Kabashi për 15 vite ka marrë rrogën në Teatrin Kombëtar dhe si aktor ka luajtur vetëm një herë.

Mes të tjerash Çuli ashpërson tonet me Mirush Kabashin, ndërsa e quan atë një mashtrues ordiner.
Kujtojmë se Kabash tha dje përball Eni Vasilit se artistët kanë vendosur të hynë në grevë urie. Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar në një grevë dhe protestë pa afat.

POSTIMI I CULIT
Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner. Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *