FOTO/Skandal, televizionet bojkotojnë aktorin e madh Robert Ndrenika

Ka qenë skandaloze sjellja e televizioneve në vend gjatë paradites së sotme.  Në vend që të transmetonin fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika, kanë vendosur që të transmetojnë një fjalim të Gramoz Ruçit.

Aktori Robert Ndrenika, së bashku me një përfaqësi aktorësh të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm, ishin të pranishëm sot në Komisionin e Medias në Kuvend për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit.

Televizionet shqiptare ndërsa kërkojnë para nga taksapaguesit shqiptarë zgjedhin të transmetojnë Gramoz Ruçin që flet për projekte imagjinare suksesi dhe ndërpresin transmetimin e fjalës së artistëve që rrezikojnë të mbeten pa Teatër.

Në kohën kur në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit po fliste aktori Robert Ndrenika, media me porosi bëri ‘black’ sinjalin nga komisioni dhe menjëherë u lidh me Gramoz Ruçin që fliste për bujqësinë.

Një censurë kjo ndaj teatrit dhe artistëve dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *