“Edhe Enveri të takonte, ky jo”, i moshuari tenton t’i ofrohet Ramës, shtyhet nga Garda (VIDEO)

Një incident është shënuar gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në panairin e punës në Durrës, ku qeveria po qëndron prej dy ditësh. Një grup qytetarësh kanë kërkuar që ta takojnë nga afër, por janë penguar nga garda.

Një nga qytetarët, Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar nga forcat e sigurisë.

Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga një punonjës policie. Në pamje duket incidenti në fjalë, ku një tjetër qytetar shprehet se: “Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *