E kryer/ Valon Berisha nesër te Sampdoria për vizitat mjekësore

Nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme të merkatos, por marrëveshja mes klubit të Sampdorias dhe mesfushorit shqiptar, Valon Berisha, është mbyllur me sukses.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, vizitat mjekësore të futbollistit do të kryen në ditën e nesërme dhe gjithçka do të marrë fund.

Salzburgu është bindur për të lënë të lirë mesfushorin e saj, që konsiderohej si futbollisti më i mirë i kësaj skuadre.

Valon Berisha shkon në Serinë A pas një sezoni fantastik me Salzburgun në Austri, teksa ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asist për shokët e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *