Dy aksidente në aksin Fush Krujë-Mamurras, ka të plagosur

Dy aksidente në një distancë rreth 200 metra nga njëri-tjetri kanë ndodhur në Fushë Mamurras. Një person me biçikletë është përplasur nga një makinë.

I plagosuri është Agron Zira, 40 vjeç. Ai është transportuar drejt spitalit Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë. 40-vjeçari është nga Thumana.

Ndërkohë që automjeti është larguar nga vendngjarja pas përplasjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë që nga aksidenti tjetër ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Ata janë transportuar në spitalin e Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *