Dy deputetë norvegjezë kanë kandiduar presidentin amerikan, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe.
Veprimi i tyre vjen pas takimit të mbajtur në Singapor mes presidentit të SHBA-së, Donal Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Anëtarët e Partisë Progresiste Populiste norvegjeze, Kristian Tibring-Gedda dhe Per-Vili Amundsen, i thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, se “Trump ka bërë një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.