Çfarë po ndodh? Euro sërish në pikiatë, dështoi Banka e Shqipërisë?!

Pavarësisht entuziazmit që u krijua pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, ku për pak ditë pati rritje domethënëse të vlerës së euros në shkëmbimin me lekun shqiptarë, monedha e BE për të dytën ditë rresht ka vijuar në rënie nga nivelet e larta prej 129.20 lekë.

Sot ajo në tregun valutor vendas, blihet me 126 lekë dhe shitet me 127.20 lekë.

Dollari amerikan blihet sot me 107.10 lekë dhe shitet me 108.30 lekë.

Parashikojmë luhatshmëri, dhe rënie drejt nivelit të 106.50 lekë.

Kurse Paundi britanik sot blihet me 143 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Presim luhatshmëri edhe në tregun e paundit britanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *