Temperatura të larta, por edhe reshje shiu. Surprizat e motit deri në fundjavë

Kush ka plane për këtë fundjavë duhet më parë ti hedhë një sy parashikimit të motit. Temperaturat pritet të jenë të larta, por nuk mungojnë as reshjet e shiut.

 

Sipas Meteoalb, deri në fundjavë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por orët e pasdites fuqizojnë përkohësisht vranësirat në zonat malore ku priten shira të izoluar.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me rritje graduale në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13°C vlera më e ulët gjatë mëngjeseve (juglindja) deri në 33 – 34°C, maksimumi gjatë mesditës në zonat e Ultësirës.
metoalb
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *