KLD nuk shkarkon gjyqtarin, Meta dhe Gjonaj kundër vendimit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka pasur debate mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni.

Gjin Gjonaj ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë masa, ndërsa ministrja i është përgjigjur duke thënë se KLD nuk mund të ndryshojë qëndrim tani.

Në përfundim të gjithë gjyqtaret votuan kundër shkarkimit të gjyqtarit Ahmet Jangulli, ndërsa Presidenti dhe Ministrja ishin pro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *