Vrau prindërit në Dibër, Gjykata e Krimeve të Rënda: Autori të shtrohet në psikiatri

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur që autori i vrasjes së prindërve në Dibër, Qemal Sela të shtrohet në spitalin psikiatrik të Shkodrës.

Gjykata mori këtë masë, pasi dyshohet se ai vuan nga problemet mendore, ndërsa kishte qenë i shtruar edhe në Angli tre muaj, para se të deportohej në Shqipëri, ku më pas vrau nënën dhe babanë Flamur Sela 55 vjeç dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe.

Pas ngjarjes ai deklaroi se ata që kishte vrarë nuk ishin prindërit e tij. Ndërsa gjykata urdhëroi dërgimin e tij në spitalin psikiatrik. Tashmë priten të dhënat nga raporti mjekësor mbi gjendjen e Qemal Selës.

Krimi në familje tronditi qytetin e Peshkopisë dhe jo vetëm pak ditë më parë, ndërsa nga deklaratat e të afërmeve, dyshohet se ka qenë një konflikt për hotelin te ‘Llixhat’ që është bërë shkak për sherrin dhe më pas vrasjen e prindërve nga djali.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *