Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe të LSI-së nisës sot protestën para Ministrisë së Brendshme.
Këtë herë, protestuesit, që kërkuan largimin e qeverisë, sollën një tjetër risi: Një banderolë në formën e një bilete avioni në emër të Kryeministrit Edi Rama. Destinacioni: Kolumbia.
“Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon intensivisht protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Qëndrimi i tij ende në detyrë është nje akt i paprecedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të FRPD-së.
Protestat e kanë zanafillën që me 26 maj e pritet të zgjasin.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156361543849909/” width=”800″ height=”600″ onlyvideo=”1″]