Mëngjesi ideal: Çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale. Sipas Emma Stevenson, Profesoreshë në Shkencat e Sportit dhe Ushtrimeve thotë: “Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt. Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë”, thotë Stevenson.
Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?

“Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve”, vijon Stevenson.

Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit. Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë. E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.

Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina. Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *