Pikante/ Federata s’ka fonde për Botërorin, trajneri paguan stafin teknik me lekët e tij

Australia është një nga 32 shtetet që do të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”.

Kjo kombëtare, ndodhet në Grupin C së bashku me Francën, Danimarkën dhe Perunë.

Pavarësisht se është një nga shtet më të fuqishme në botë, Australia nuk ka fonde për të paguar të gjithë stafin teknik.

Trajneri i “kangurëve”, Bert Van Marvijk,  ka shprehur përkrahjen maksimale për stafin e tij teknik duke i paguar nga xhepi i tij.

Van Marvijk ishte caktuar trajner për një kohë të shkurtër në janar pas largimit të Ange Postecoglou, i cili arriti të udhëheqë kombëtaren drejt kualifikimit në Botëror.

Edhe pse kishte pasur staf teknik të gatshëm, trajneri aktual këmbënguli që të marrë strukturën e tij në Botëror edhe pse Federata e Australisë (FFA) i kishte thënë se s’ka fonde për ta paguar.

Trajneri ka vendosur që do t’i paguajë me paratë e tij pjesëtarët e stafit teknik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *