Pas audio-përgjimit, paralajmërohet thellim i çështjes “Xhafaj”. Çfarë materialesh do të publikojë PD?

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka paralajmëruar thellim të çështjes së ministrit Fatmir Xhafaj.
Duke folur në studion e emisionit “360grade” të Artur Zhejit në Ora News, deputeti la të kuptohet që do të publikohen materiale të tjera, të cilat sipas tij do të rëndojnë këtë çështje. Salianji është njëri nga deputetët e Partisë Demokratike, i cili mori pjesë në publikimin e audio-përgjimit ku pretendohet përfshirja e vëllait të ministrit në trafikun e drogës.

Me sa duket do ketë një thellim të skandalit Xhafaj. Të gjithë elementët e deri sotëm tregojnë që jo vetëm vëllai i ministrit të Brendshëm e ka vazhduar aktivitetin kriminal duke qenë një nga kapot në Vlorë, por vëllai i vet ka qenë ministër dhe sot pas daljes së audio-përgjimit ka vendosur gjithë infrastrukturën shtetërore për të ndihmuar vëllain e vet dhe për të mbyllur skandalin”, paralajmëron Salianji.

Po ashtu edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten paralajmëroi një denoncim të fortë mbi këtë çështje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *