Lali Eri “djeg” fshatin, pyjet ua jep biznesmenëve nga Tirana

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur “turret llogaridhënëse” edhe në zonat rurale, duke hapur thesin e premtimeve, por jo investimeve në fshatrat e Tiranës. Pati deklaruar se ky do ishte viti i investimeve në zonat rurale të Tiranës, por deri më tani asnjë investim serioz nuk është parë në fshatra, ndonëse administrativisht varen nga Bashkia Tiranë. Ditën e djeshme Veliaj u ndal në Bërzhitë, i shoqëruar nga Ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj dhe deputetët e PS, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia. “Ideja e Kryeministrit për reformën territoriale, për ta zgjeruar Tiranën, ishte një nga idetë më të mira”-deklaroi Lali Eri.

Në të vërtetë i ka dalë një ide “brilante”, pasi përveçse ka dhënë leje ndërtimi në çdo hapësirë të mundëshme në zonën urbane në Tiranë, për ngritjen e pallateve dhe grataçelave, tashmë po i kthen sytë nga fshtrat, për t’ua faluar sërish biznesmenëve të lidhur me pushtetin. Në njësinë Administrative Petrelë, prej disa kohësh i është dhënë një kompanie leje ndërtimi në ngritjen e një “Akuadromi” të madh, por krahas truallit, Lali Eri i ka falur edhe shfrytëzimin e një zonë pyjore të dhënë me konçension për 99 vjet. Banorët ankohen se kompania që po ngre objektin ka shkatërruar rrugën e ndërtuar në vitin 2012, pasi çdo ditë kalojnë kamionë të tonazhit të rëndë. Gjithashtu po shfrytëzohen po nga e njëjta kompani edhe resurset ujore dhe pyjore.

Burime konfidenciale në bashkinë e kryeqytetit shprehen se Veliaj ka në projekt dhënien e disa lejeve të ndërtimit për komplekse vilash apo për objekte shërbimi në zonat periferike të Tiranës. Gjithashtu nuk do të mjaftohet vetëm me kaq, pasi pjesën më të madhe të pyjeve që ndodhen pranë do ua kalojë këtyre subjekteve nën administrim, duke u hequr të drejtën e shfrytëzimit të tyre banorëve të zonës. Në planet e Lali Erit për të zaptuar zonat rurale janë kryesisht Njësitë Administrative Bërzhitë, Petrelë, Dajt dhe Baldushk, zona të cilat ndodhen më pranë pjesës urbane. Ky lehtësim mbetet vetëm për bosët e lidhur me kryebashkiakun, pasi banorëve të zonave rurale jo vetëm nuk u jepen leje ndërtimi për banesë, por çdo ditë u shkon patrulla e policisë ndërtimore edhe në shtëpitë që ndërrojnë pllakat e dyshemesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *