Vendet e BE janë duke menduar seriozisht ngritjen e një kampi refugjatësh jashtë territorit të vendeve antëare, për të frenuar fluksin e emigrantëve. Është kryeministri danez i cili propozon si zgjidhje ndërtimin e kampeve të azilkërkuesve.
Për këtë propozim kanë shprehur dakortësinë e tyre edhe Gjermania Austria dhe Holanda. Kryeminisrti danez Lars Lokke Rasmussen e ka hedhur këtë propozim në një kohë kur më shumë se një milion emigrantë kaluan kufijtë e Europës.
21 mijë azilantë mbërritën në Danimarkë vend i cili ka ndërmarrë një sër ndryshimesh ligjore. Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se propozimi kryeministrit danez mund të bëhet realitet brenda disa muajsh.
Në artikullin e Boomberg theksohet se kryeministri danez nuk e ka specifikuar ende se cilat janë vendet ku pontecialisht mund të ndërkohen këto kampe. Vëndet e BE janë duke kërkuar një shtet “i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët”.
Këtë zhvillim e konfirmoi edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, që thotë se bisedimet janë tashmë në një fazë të avancuar.