Kukësi është skuadra më aktive në këtë merkato verore. Klubi verilindor ka zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin e tretë për ekipin e Peter Pacult.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Edis Maliqi. 23-vjeçari ka luajtur 3 sezonet e fundit me Shkupin në Maqedoni.
Pas portierit Faton Maloku dhe shkodranit Arlind Kalaja, nënkampionët e Kukësit kanë zyrtarizuar edhe goditjen e 3-të në merkato.
Maliqi do të forcojë repartin e mbrojtjes të kuksianëve dhe është vlerësuar si një mbrojtës me premisa të mëdha.
Njoftimi i klubit të Kukësit
“Edis Maliqi, përforcimi i radhës te FK Kukësi.
FK Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës.
Klubi ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23-vjeçar që vjen nga kampionati maqedonas.
Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin. Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit tonë.
Suksese Edis Maliqi!”.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1444530499025626/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]