Nga Mentor Kikia
Merkatoja e kandidatëve për kryetarë të bashkive nuk ka nisur ende. Por llogaridhënia qeveritare, si tur, është edhe një lloj testi për të parë se ku do të rikandidojnë e ku jo kryebashkiakët aktualë të PS (që në fakt zotërojnë edhe shumicën dërrmuese të bashkive).
Më ngacmoi një shkrim i Ylli Manjanit, që sygjeronte partitë të heqin dorë nga njerëzit politike për drejtimin e bashkive dhe të zgjedhin njerëz administratorë, pa detyrime politike e partiake.
Eshtë një gjë e mrekullueshmë nëse do të ndodhë kështu. Një kryetar bashkie duhet të mendojë për punët e bashkisë, dhe jo ato të partisë.
Një kryetar bashkie duhet ta ketë axhëndën vetëm brenda territorit që përmban bashkia e tij, dhe jo të lidhur me axhendën e partisë që e kandidon.
Kjo do të krijonte për herë të parë edhe modelin e kryebashkiakut-administrator, e kryebashkiakut që e ka mendien tek kanalet e vaditjes, tek pastrimi i qytetit dhe fshatrave, tek rrugët, shkollat e kopshtet, tek tregjet dhe prodhimi i fermerëve.
Por, për fat të keq, një dyzinë deputetësh, kryesisht të mazhorancës, po shfaqen gjithnjë e më shumë në ekrane, duke përuruar puseta rrugicash e duke mbjellë ndonjë pemë në qytetet e tyre, duke u prezantuar si projeksione të afërta të kandidimit për kryetarë bashkie.