Refuzimi për të luajtur miqësore me Izraelin mund t’i kushtojë shumë Argjentinës, madje edhe përjashtimin nga Botërori Rusi 2018. Gjithçka si pasojë e “COMTEC”, e cila ishte organizatorja e kësaj sfide.
Përfaqësuesit do t’i kërkojnë FIFA-s dënimin e ashpër për Argjentinën, pasi pretendojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me diskriminim fetar. Duket e vështirë që FIFA të marrë këtë vendim pak ditë para se të nisë Botërori, por avokatët, sipas gazetës “Ole” po e ndjekin nga afër çështjen.
Ekipi i Argjentinës refuzoi të luajë ndeshjen e përcaktuar, pas kërcënimeve që morën Messi dhe shokët e tjerë të skuadrës.
Mbetet për t’u parë nëse do të aplikohet një skenar i tillë.