Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e quajtur “Nesharaku”, pranë “Vasil Shantos” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësor 76 vjeçar. Report tv sjell pamjet kur i moshuari ndodhet në tokë, ndërsa jo vetëm shoferi që nuk e ndihmon, pasi u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, por për fat të keq askush nga qytetarët nuk i afrohet për të ndihmuar.
Mjetet nuk e ndalojnë qarkullimin, ndërsa i moshuari ka qëndruar i shtrirë në mes të rrugës deri sa ka ardhur një ambulancë. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Fatmirësisht goditja nuk ka qenë e madhe dhe 76 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka ndaluar shoferin i cili është shoqëruar për t’u pyetur më tej për ngjarjen.