Një vajzë vetëm 3-vjeçe ka ndërruar jetë pasi piu ujë në një shishe me insekticide. Ngjarja shokuese ka ndodhur në fshatin Tre Urat, në Lushnjë, ku 3-vjeçarja H.K kishte shkuar te gjyshërit e saj.
Burimet zyrtare saktësojnë se e vogla ka pirë ujë në shishe me insekticide. Menjëherë ajo u dërgua në spital, por pak para se të mbërrinte ndërroi jetë për shkak të helmimit. Nuk dihet nëse në momentin e ngjarjes ishte vetëm, apo në shoqërinë e personave të tjerë.
Materialet u referuan për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.