Vizita, Presidenti Meta bën bashkë PD dhe PS në Dibër/FOTO

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vijon turin e vizitës së tij në Qarkun e Dibrës, ku pas takimit që zhvilloi me deputetin demokrat të këtij qarku, Xhemal Gjunkshi, tashmë është shfaqur me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, ku morën pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të shkollës së mesme “Ajet Ndreu”, në Sllovë të Peshkopisë, një investim ky i mundësuar nga “djali i Dibrës, Shpend Ndreu.

“Një pritje shumë e ngrohtë e dibranëve në Sllovë. Shembulli fisnik i djalit të Dibrës, patriotit të diasporës shqiptare, Shpend Ndreu, i cili me dashurinë për vendin e tij kontribuoi për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu”, duhet të na frymëzojë të gjithëve për të bërë vepra të mira në dobi të komunitetit dhe forcuar identitetin kombëtar.🇦🇱”- shkruan kreu i Shtetit në postimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa e shoqëron dhe me pamje nga inaugurimi i këtij rikonstruksioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *