VIDEO/Përplasen dy automjete në aksin Milot-Lezhë, bllokohet trafiku 5 kilometra

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Milot Lezhë, afër fshatit Gajush. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë dëmtuar drejtuesit e makinave dhe personat që udhëtonin në to. Ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që u përfshinë në aksident.

Ndërkohë aksidenti ka rënduar trafikun duke krijuar radhë të gjata. Megjithë ndërhyrjen e policisë për normalizimin e situatës, trafiku në drejtim të Lezhës dhe anasjelltas ka arritur në rreth 5 kilometra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *