VIDEO/Aksidenti tragjik, makina del nga rruga dhe hedh në ajër tre studentë

Një makinë doli nga rruga dhe goditi tre studentë, të cilët “fluturuan” për disa metra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Moskë, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duken tre studentët, të cilët goditen fort nga makina tip “Peugeot 307”.

Makina u ngjit në trotuar, duke goditur djemtë, të cilët “fluturuan” mbi 40 metra. Ngjarja ka ndodhur në Moskë, dhe sipas videos, shofere ishte një grua, e cila shihet teksa del nga automjeti.

Ajo u shokua kur pa 3 të rinjtë duke qëndruar të shtritë në tokë. Të pranishmit i ndihmuan deri sa erdhi ambulanca, dhe për fat të mirë arritën që të shpëtonin mrekullisht.

(Shikoni videon e aksidentit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *