VDIEO/ Edi Rama dhe Saimir Mane përplasen në ‘Opinion’

Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Saimir Mane janë përplasur në studion e emisionit ‘Opinion’ në lidhje me dhurimin e 3%  të sipërfaqes së ndërtimit për të pastrehët nga biznesi i ndërtimit në vend.

Rama tha se duke marrë shkas nga ky debat, biznesi i ndërtimit në vendin tonë nuk duhet të ankohet për ligjin e kaluar nga qeveria për dhurimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit për të pastrehët.

Me sa duket, biznesmeni Mane nuk është pajtuar me këtë argument, duke e kundërshtuar një nismë të tillë të qeverisë Rama.

Ai theksoi se biznesi e shpërndan vetë 3% për të pastrehët, duke e menaxhuar më mirë se sa t’ia lë në dorë shtetit.

Rama: Për atë ligjin e fundit që ne kaluma, që 3% e sipërfaqes së ndërtimit të kalojë për qëllime sociale, dhe ja kan bërë nderin më të madh edhe Arbrit, se mund të përfshihet jo vetëm në ndërtimin e shtëpive por edhe të identifikimit të rasteve. I kërkoj sipërmarrësve të mos ankohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *