Shqiptarët atentat në burg bosit të mafias greke

Yiannis Skafturos, njeriu i cili sipas policisë, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos (një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi i ekzekutuar në Janar), u plagos me thikë në Burgun e Korydallos. Sipas raportimeve të medieve greke, një shqiptar, i njohur si ekzekutor me pagesë dhe dy bashkatdhetarë të tij, akuzohen se kanë sulmuar me thikë Yiannis Skafturos, pak pas kthimit të tij nga një spital, ku ishte transferuar për probleme shëndetësore.

Raportimet e medieve helene e lidhin atentatin me një “kontratë vdekjeje”:Një nga shqiptarët i dyshuar si autorë të sulmit të sotëm në burg, është kontraktuar nga Vassilis Stefanakos për të vrarë një tjetër baron të mafies për 30.000 euro. Atentati u realizua po në një burg disa vite më parë, por shënjestra arriti të mbijetonte. Pas kësaj, ka pasur mosmarrëveshje për pagesën mes palës porositëse të atij atentati dhe shqiptarit.

“Duket se çmimi i mosmarrëveshjes u pagua me sulmin e sotëm”, raportojnë mediat greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *