Rrëfimi i dhimbshëm i këngëtares së njohur: Vuaj nga çrregullimi i stresit post-traumatik/FOTO

Ariana Grande mendon se kurrë nuk do të jetë në gjendje që të flasë pa qarë mbi sulmin terrorist në Manchester Arena. Këngëtarja sapo kishte përfunduar koncertin e saj më 22 maj 2017, kur një kamik shpërtheu duke vrarë 22 persona.

Në një intervistë për British Vogue ajo zbuloi se po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit të vitit të kaluar.

“Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha,”-tha ajo, duke shtuar: “Ndjehem sikur as që duhet të flas për përvojën time. Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë”.

Ariana Grande është në kopertinën e revistës së korrikut 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *