Richard Gere është i “pandreqshëm”, martohet për herë të tretë/FOTO

“Jam mashkulli më i lumtur në planet”. Kështu ka thënë aktori i njohur Richard Gere pas dasmës me 33-vjeçaren, Alejandra Silva. 68-vjeçari dhe bashkëshortja e tij e tretë janë njohur në vitin 2014.

Në një intervistë për “Hello” ku ka pozuar së bashku me gruan e tij, Gere ka treguar se ndihet mashkulli më i lumtur në botë. “E si të mos jem i tillë kur jam martuar me një grua inteligjente, të ndjeshme, të thjeshtë, argëtuese, e durueshme, e gatshme të fal dhe një kuzhiniere e mrekullueshme”- vazhdoi më tej aktori.

Po ashtu edhe 33-vjecarja nuk i ka kursyer fjalët më të mira për bashkëshortin e saj. “Më duket sikur po jetoj në një përrallë. Ai është një mashkull i mrekullueshëm, i ndjeshëm, i kujdesshëm, dhe më argëtuesi që kam njohur ndonjëherë”- ka thënë Alejandra. Kjo është martesa e tretë për ikonën e Hollywood, i cili u martua me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në 1995 dhe modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në vitin 2016. Ai ka një djalë 17-vjeçar me Lowell, Homer.

 

Ndërsa për Alejandrën kjo është martesa e dytë. Ajo ka qenë e martuar me Govind  riedland, djali i manjatit të minierave amerikane Robert Friedland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *