“Një ‘shpellar’ që hiqet si unë…”/Fatos Nano thirrje ndjekësve të rrjeteve sociale: Kujdes! Mos bini pre!

Rrjetet sociale sot janë të aksesueshme nga një pjesë e madhe e personazheve publike, por rastet kur persona jorealë hapin profile me emrat të njerëzve të njohur, nuk janë të pakta.

Një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano. Në profilin e tij zyrtar në Instagram ai ka bërë publike një foto, ku shihet një profil në Facebook nën emrin dhe foto e tij, i cili shkruan se menaxhohet prej Nanos dhe stafit të tij.fatos-nano21-e1339139316831

Nano ka sqaruar se ky është një profil fals, dhe se ai nuk ka një profil në këtë rrjet social.

“Një “Shpellar” që hiqet si #fatosnano, tenton të përdorë figurën dhe emrin, por gjithmonë e kam thënë që nuk kam pasur adresë Facebook. Për më tepër po postoj disa foto të cilat ky personi në fjalë ka folur në emrin tim. Bëni kujdes mos bini prehë e mashtrrimeve… Me respekt #fatosnano”, shkruan Nano në një postim në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *