Në Tiranë ‘transparente’, shikoni si ishte veshur Rita Ora në koncertin në Itali/FOTO

Fill pasi interpretoi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora u nis me charter drejt Italisë për të dhënë një koncert në Verona.  Këtu, këngëtarja u kritikua shumë për veshjen dhe shumë e cilësuan si të ekzagjëruar. Sakaq, një pamje tjetër na ka dhënë Rita nga Verona ku është shfaqur me kostum e me këmishë.

Veshja e Ritës në këtë koncert është tërësisht meritë e “Dolce Gabbana”. “Faleminderit për këtë kostum të mrekulleshëm” ka shkruar sakaq Rita duke dëshmuar se është ndjerë mjaft rehat, edhe pse e mbërthyer deri në fyt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *