Meta me të birin, apel për mbrojtjen e mjedisit: Është përgjegjësi ndaj gjeneratave të ardhshme

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka përcjellës sot një mesazh qytetarëve shqiptarë në Ditën Botërore të Mjedisit. Presidenti ka publikuar një foto me të birin e tij, për të përforcuar thënien se “kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.”

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, – shkruan Meta në Fb, – dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.
Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.”

Mesazhin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *