Me valixhe te Ministria e Brendshme/FRPD dhe LRI: Rama e Xhafaj të marrin biletën pa kthim (VIDEO)

Forumi Rinori Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim, edhe sot ka zhvilluar një protestë tek Ministria e Brendshme, ku kanë thënë se do dërgojnë në azil politikë Ramën, Xhafën dhe gjithë të tjerët që pengojnë zhvillimin e vendit.

Fjala e plotë e kreut të FRPD, në protestë:
Te rinjte gjejne zgjidhjen per te ndalur emigrimin masiv te shqiptareve drejt Europes. Te cojme Ramen Xhafen e Tahirin me shpuren e rilindjes ne emigrim e te rrime 2 milione shqiptare ne vendin tone

1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem. 10% e femijeve ushqehen vetem nje here ne dite. 50 mije femije shfrytezohen ne pune te renda. 12 kryefamiljare jane vetevrare se s’paguanin dot faturen e energjise elektrike.

Dy ministra te brendshem te Edi Rames jane faktuar si bashkpunetore te trafikanteve te droges. Ky eshte realiteti i Shqiperise me Edi Ramen. Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, drejtesia ka vdekur, rendi eshte ne duar te krimit, kryetari i opozites survejohet nga policia dhe narko-kryeministri na shet perralla me punesim dhe zhvillim.

Po nuk reaguam sot, neser narko-kryeministri nuk do te na mohoje vec fjalen por do te na kercenoje dhe jeten. O sot o kurre te shporrim narko-kryeministrin qe rri si korb mbi kokat e shqiptareve. Te cojme ne emigrim

Edi Ramen, Fatmir Xhafen, Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Gramoz Rucin, Taulant Ballen, Qazim Sejdinin, Erion Veliajn, Ilir Beqjan, Termet Pecin, Artur Bushin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lindita Nikollen, qe te qendrojne 2 milione shqiptare ketu, qe rinia te jetoje ne Shqiperine Europiane…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *