Krimi godet në Durrës, tentohet të ekzekutohet 28-vjeçari brenda në “BMW”/DETAJE

Pas Vlorës ku u ekzekutua me një plumb në kokë një biznesmen 29-vjeçar, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Një 28-vjecar i ka shpëtuar për mrekulli tentativës së një të riu, i cili donte ta vriste me pistoletë. Ngjarja është shënuar një ditë më parë në lagjen 6, ku në kërkim është shpallur 25-vjeçari me inicialet E.B.

Mësohet se 25-vjeçari ka qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me drejtues shtetasin S.N., 28 vjeç, ndërsa policia e Durrësit nuk ka dhënë më shumë detaje rreth shkakut të ngjarjes.

Ndaj të riut të shpallur në kërkim rëndojnë tre vepra penale, “Vrasje me dashje”, “Kuptim i tentativës”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Nuk dihen ende shkaqet e tentativës për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *