Keni bërë plane për nesër? Zbuloni më parë parashikimin e motit

Moti për ditën e mërkurë do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Për pasojë, sipas MeteoAlb, pritet të ketë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit, dhe kryesisht në zonat Lindore ku priten edhe rrebeshe.

Ndërkohë, zona e ulët, dhe më tepër zonat bregdetare, do kenë shira të izoluar. Temperaturat e ajrit qëndrojnë thuajse konstnate gjatë mëngjesit, por rënie të lehtë

sjellin orët e mesditës, më e ndjeshme në Veri dhe zonat Qendrore. Era do të vijojë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 1 – 2 ballë.

Europa
Sa i përket Europës, vijojnë vranësirat me shira të përkohshëm thuajse në gjithë kontinentin.

Ndërsa kthjelime dhe vranësira të lehta dominojnë Veriun e Europës dhe pjesërisht zonat Qendrore dhe Verilindore të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *