I riu denoncoi dhunën e efektivëve në komisariat, reagon policia e Pogradecit

Një i ri nga Pogradeci pretendon se është dhunuar nga policia në komisariat. Pas lajmit të publikuar në media reagoi edhe policia lokale, duke sqaruar se rreth orës 04:40 minuta të ditës së djeshme përpara ambienteve të komisariatit në këtë qyteti, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.

“Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici. Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjësi i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë“, sqaron policia. .

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *