FOTO/Rama shkon të inspektojë investimet te Onkologjiku i QSUT-së, por nuk e mbajnë këmbët

Kryeministri Edi Rama ishte në QSUT në spitalin Onkologjik për të parë nga afër aksileratorin linear të instaluar në këtë spital. Por ajo që tërheq vëmendje është pikërisht një gjest i Ramës teksa po njihet me investimin e bërë në këtë spital.

Rama shfaqet fillimisht duke lëvizur në korridoret e spitalit, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu dhe mjek onkologë, ndërsa më pas, kreu i qeverisë duket se nuk ka rezistuar dot më dhe është ulur teksa Manastirliu dhe mjekët vijojë të qëndrojnë në këmbë dhe t’i flasin për investimet e bëra.

Video e këtij inspektimi është publikuar nga kreu i qeverisë përmes ERTV-së në profilin e tij të Facebook-ut./Politiko/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *