FOTO/Durrësi nën pushtetin e betonit, ky përbindësh në rërën e plazhit është “krenaria” e Vangjushit

Përfundon së ndërtuari gradaçela, e cila vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit. Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek Shkëmbi i Kavajës.

Ky objekt monstruoz ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante. 23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët e njerëzve. Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.

Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje. Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.


(Grataçela në rërën e plazhit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *