Putin: Rusia e interesuar për një Europë të fortë

Rusia është e interesuar për një BE të bashkuar dhe nuk po kërkon që ta përçajë atë, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin për shërbimin publik mediatik austriak, ORF, me rastin e vizitës së tij të ardhshme në këtë vend.

”Për ne nuk ekziston objektivi që të krijojmë hendek mes vendeve të BE, por e kundërta. Ne jemi të interesuar për një BE të bashkuar dhe me prosperitet, pasi BE është partnerja jonë ekonomike më e rëndësishme”, theksoi Putin.

Putin do të vizitojë nesër Austrinë, ku parashikohen bisedime me presidentin austriak Aleksandër Van der Bellen dhe kancelarin Sebastian Kurz, sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *