Përdhunon dhe copton vajzën katër vjeçare të pronarit, arrestohet

Një punëtor një një dyqan ëmbëlsirash në Indi është akuzuar se ka përdunuar dhe më pas ka vrarë me thikë vajzën katër vjeçare të shefit të tij.

Virender, 24 vjeç, akuzohet për vrasjen e fëmijës në shtëpinë e tij dhe përpjekjen për të mbuluar gjurmët e tij duke fshehur kufomat e saj në një enë në shtëpinë e nënës së tij.

Sipas policisë, Virender – i njohur gjithashtu si Bholu pas krimit u kthye me qetësi në punë.

Por ai nuk ka mundur të ja hedhë paq pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa largohet me vajzën e pronarit për dore.

Virender, i cili kishte punuar për familjen për nëntë vjet duket qartë në video me vajzën përdore duke u larguar nga dyqani I ëmbëlsirave.

Kur prindërit e vajzës së zhdukur ngritën alarmin më vonë atë mbrëmje, Bholu u bë vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.

Por dyshimet u ngjallën kur një fqinj u shpreh se e kishte parë vjazën me Vired.

Personat që po kërkonin shkuan në shtëpinë e tij dhe pas një konfrontimi me nënën e tij bënë zbulimin e tmerrshëm, sipas raporteve.

Një ekzaminim mjekësor konfirmoi se fëmija ishte përdhunuar para se të vritej.

Bholu, i cili është i martuar, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.

Çështja e përdhunimit të fëmijëve në Indi është bërë temë ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *