Ish-mesfushori i Chelseas dhe kombëtares angleze Frank Lampard, është trajneri i ri i skuadrës Derby County e cila militon në Championship.
Lampard, i cili zëvendëson Gary Rowett ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare që e mban atë në stadiumin “Pride Park”.
Kujtojmë që pas fundit të karrrierës si lojtar, mesfushori ishte i angazhuar si analist futbolli në ITV Sport.