Facebook apo Instagram? Asnjëri! Ky është aplikacioni më i përdorur në botë

Aplikacionet më të përdorura në botë mbeten ato që janë falas.

Duke dominuar renditjen e vitit të kaluar ishin aplikacionet e mesazheve të menjëhershme dhe ato të rrjeteve më të njohura sociale.

Një trend që globalisht pasqyron një përqendrim shumë të lartë të përdoruesve nën një kapelë të vetme, WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook dhe Instagram, të kontrolluara nga Mark Zuckerberg, mbeten katër aplikacionet më të përdorura në botë, sipas të dhënave të publikuara nga kompania Sensor Tower, e cila bashkëpunon me Uber dhe Supercell.

WhatsApp është aplikacioni më i përdorur në të gjithë botën.

E blerë nga Facebook në 2014 për një shifër prej 19 bilion dollarësh, në më pak se 4 vjet, WhatsApp ka kaluar nga 450 milionë përdorues në 1.5 bilion që e përdorin çdo muaj, duke shkëmbyer mesatarisht 60 bilionë mesazhe në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *